Bledi Çuçi: Deputetët e opozitës djegin Parlamentin vetëm për të mbrojtur Sali Berishën
Në një komunikim për mediat, Bledi Çuçi foli për tensionet e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai tha se gjithçka bëhet vetëm për të mbrojtur ish-kryeministrin Berisha.
Çuçi foli edhe për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, teksa tha se edhe nëse 23 deputetë opozitarë ndezin zjarr në Parlament, për të gjithë do të merren masa.
“Ato duan të djegin parlamentin për të mbrojtur zotin Berisha. Kjo nuk është çështje dëshire por çështje e zbatimit të ligjit. Ne jemi në ushtrim të sovranitetit që na kanë deleguar shqiptarët.
Nuk është normale dhe për mendimin tim është vepër penale të ndezësh zjarr në sallën e Parlamentit, që është moment solemn për ushtrimin e të drejtave të Parlamentit për të ushtruar sovranitetin që i ka deleguar populli.
Nëse 23 deputetë të opozitës ndezin zjarr do të përjashtohen të gjithë. Nuk janë paraqitur për ta diskutuar. Ju e dini sa është përjashtimi në parlamentin italian, 15 seanca.
Nuk do të pengojmë ngritjen e komisioneve parlamentare, ndaj paraqitëm edhe ndryshimet në rregullore. Kemi përshirë të gjitha çështjet që ka prekur Kushtetuesja”, tha Çuçi.
KOHA JONË SONDAZH

