Bledi Çuçi: Nuk ka asnjë produkt, Komisioni i Reformës Zgjedhore dështoi
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka folur ditën e sotme në Kuvend për Komisionin e Reformës Zgjedhore, për të cilin tha se nuk do të ketë një produkt përfundimtar, për vetë mënyrën se si ky komision është trajtuar.
“Sot mbaron afati i komisionit dhe për fat të keq po presion produktin përfundimtar, por nga deklarimet e Alibeajt duket se nuk do të ketë një produkt përfundimtar. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament.
Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë. Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni.
Gjithsesi, ne do të presim rekomandimet e komisionit, do t’i shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapura, ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë.
Të gjithë këto janë adresuar dhe do presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjatur më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, ka thënë Çuçi ditën e sotme në Parlament.
KOHA JONË SONDAZH

