Blendi Fevziu: Shumë shpejt do publikohen materiale të rënda për disa politikanë
Gazetari Blendi Fevizu ishte i ftuar sot pasdite në Forumin e Universitetit Evropian të Tiranës, ku preku disa nga temat që kanë ndezur politikën dhe mediat ditët e fundit.
Përgjimet e Habilajve dhe çështja Tahiri, ishte tema e diskutimit me të rinjtë e UET-së. Fevziu tha se “së shpejti pritet që të preken edhe njerëz të tjerë të politikës pasi do të publikohet materiale të reja kompromentuese.
Nuk di të them nëse jemi në fazën që ishte Maqedonia para dy vjetesh me daljen e përgjimeve. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë në këtë stad.
Këto shërbime mendojnë se krimi është kërcenues në Shqipëri. Ata mendojnë se krimi ka mbështetjen politike. Ata mendojnë se dy qytete janë tërësisht në dorë të krimit. Po të qarkullojnë një serë materialesh, disa prej tyre shumë të rënda. Pritet që njerëzve me pushtet t’u publikohen materiale të rënda”.
Duke u ndalur në Reformën e Drejtësisë, Fevziu tha se kjo reformë do të shtrihet si majtas ashtu dhe djathtas, duke nënkuptuar se të dy kampet politike do të preken nga ky proces.
Gjatë fjalës së tij, Fevziu shtoi se ministrat e kabinetit qeveritar të Edi Ramës i kanë sytë nga prokuoria. Pritet në përgjimet dhe dosja ‘Habilaj-Tahiri’ të sjellë surpriza të reja. MAPO