Blindohet kryeministria

Protesta e kësaj të shtune duket se nuk do të jetë e qetë. Deklaratat e Berishës dhe Metës se duhet të rrëzojmë Edi Ramën si kryeministër apo deklarata e sotme e Berishës se “e shtuna drejtohet nga populli e jo nga ne”; pritshmeria për afro 100 mijë qytetarë në bulevard, blindimi i kryeministrisë si asnjëherë tjetër; heshtja e ambasadave të cilat zakonisht një ditë para protestës fillojnë e bërtasin se “duam qetësi”, frika dhe paniku i disa ministrave dhe deputetëve të PS të cilët nën zë thonë se edhe në qeveri e dijnë se diçka e pazakontë do të ndodhë gjatë protestës, rritja e numrit të makinave me gaz lotësjellës dhe forcave speciale, tensioni te SHISH; të gjitha këto janë shenja se kjo e shtunë nuk do të kalojë si herët e tjera.

SHKARKO APP