Blinken: Media e lirë dhe e pavarur lejon publikun të kërkojë përgjegjësi nga qeveritarët

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për rëndësinë e lirisë së medias dhe pavarësisë së saj.

Sekretari Blinken ka nënvizuar faktin se media e lirë dhe e pavarur lejon publikun të marrë vendime të informuara.

Blinken mes të tjerash theksoi se media e lirë nuk ndikohet nga qeveritë dhe se i jep informacion publikut të mbrojë veten e të mbajë përgjegjës zyrtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Informacioni dhe njohuria janë mjete të fuqishme,” tha mes të tjerash Blinken. “Një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që i nevojitet për të mbrojtur vetveten, për të marrë vendime të informuara dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë.”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?