FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi-Bushatit: Përcaktoni çështjet për informim, mbetet vetëm në vullnetin tënd

Ben Blushi dhe Arta Dade kanë debatuar me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në Komisionin për Politikën e Jashtme në lidhje me çështjet për të cilat kjo ministri duhet të raportojë në Kuvend. Sipas Blushit, ministria duhet të përcaktojë qartë çështjet për të cilat duhet të raportojë, duke qenë se sipas tij, nuk duhet të mbetet vetëm në vullnetin e ministrit. “Për cilat çështje ministria e Jashtme duhet të informojë? Duhen përcaktuar qartë që informimi  të mos mbetet në vullnet vetëm të ministrit”, ka thënë Blushi në komision. Kurse deputetja e PS-së, Arta Dade ka sjellë në vëmendje se ministria e Punëve të Jashtme duhet të bëjë një informim apo konsultim me presidentin në lidhje me çështjet.  “Për presidentit bëhet informim , jo njoftim. Afati për dekretim nga 20 ditë do të bëhet 30 ditë”, u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?