Blushi kundërpërgjigjet ashpër: Qen rruge i UDB-së!

Pas akuzave të Frrok Çupit në Top Channel si dhe të Baton Haxhisë në TV Klan këtë të enjte, akuza të cilat ishin fyese dhe denigruese për Presidentin e Republikës, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi:

“Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!”- shkruan Blushi në statusin e tij shpërndarë për mediat.

Komentet politike apo analiza sipas këndvështrimit të tyre janë të pranueshme në media, aq me tepër kur flitet për dy gazetarë të njohur si Baton Haxhia dhe Frrok Çupi, por ku kalohet caku etik dhe përdoret zhargon fjalësh që nuk u shkojnë dy gazetarëve, natyrisht që reagimi i Blushit nuk mund të mos ishte i egër.

Gjithsesi është koha që edhe drejtuesit e emisionëve televizive, kur ka fyerje dhe mungesë etike, duhet të ndërhyjnë, pasi jo vetëm ruajnë emisionin e tyre apo median ku janë, porse ruajnë edhe akuzuesit të mos shkojnë kaq larg në fyerje.

Ja një pjesë nga debati në televizione. Po botojmë fragmentet  me të “kulturuara”:

“Meta nuk po flet me mazhorancën. Ai po kërcënon Amerikën dhe BE. Amerika dhe BE-ja dhunën e opozitës i kanë quajtur akte terroiste. Meta nuk i ka dënuar por i ka mbështetur. Amerika dhe BE-ja mbështetën tani Shqipërinë dhe atij i duket se aleatën kanë mbështetur qeverinë. Meta po kalon një krizë personale. Krizat personale nuk duhet të shpalosen në publik- tha analisti Frrok Çupi’, tha Frrok Çupi nga studio e “Open”.

Ndërsa Haxhiu, në një lidhje direkte për “Opinion” do të shprehej: “Para sa të flas për atë që mund të ndodh dua të interpretoj dëshirën e Presidentit të vendit. Kjo më ngjanë me situatën e vitit 2004 para se të formohej LSI, kur zoti Meta iku nga Partia Socialiste. Ky pozicionim i Presidentit është moralisht problematik dhe politikisht legjitim. Moralisht problematik se presidenti i vendit përfaqëson unitetin dhe politikisht legjitim se ai do ia krijojë një hapësirë politike vetes dhe vetmisë së tij si politikan. Për mua nënkupton që Zoti Meta i bën një lloj shantazhi opozitës e cila është larguar dhe orientimin e saj politik, flas për Bashën, e ka për një tjetër perspektivë politike dhe ndoshta të një marrëveshje të ardhme për zgjedhjet në Shqipëri. Marrëveshje për zgjedhje dhe ndoshta një koalicion të madh, ku e dimë. Në një farë mënyre dhe opozita e kryesuar nga Basha edhe Rama kanë një dëshirë që duan të largohen nga partitë e vogla. Kjo është analizë. E dyta, është një pozicionim i Metës duke provuar ta kontrolloj Gjykatën Kushtetuese përmes ngritjes së një kauze politike për një marrëveshje me Ramën. Për arsye se nëse do ta kemi në Gjykatë Kushtetuese çdo vendim i Venecias do ta vinte në pozitë të vështirë Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Metën. Meta ka të drejtë të ndërtojë kauzën. Ligjërisht unë nuk e komentoi“- tha Haxhia.

SHKARKO APP