Blushi: Ne, e vetmja klasë politike që po i ikin zgjedhësit
Deputeti socialist, Ben Blushi, theksoi sot nga foltorja e Kuvendit se në Shqipëri njerëzit nuk po largohen jashtë vendit vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për faktin sepse sipas tij, ata besojnë që klasa politike nuk do të ndëshkohet ndonjëherë.
"200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Pyetja është pse po ikin?! Nuk po ikin vetëm se janë të varfër, por po ikin për shkak se besojnë që ata që i bëjnë më shumë dëm këtij vendi, që jemi ne, nuk do të ndëshkohen. Ne jemi e vetmja klasë politike në vend, të cilës po i ikin zgjedhësit e vet”, tha Blushi.
Duke shtuar më tej se në vend ka edhe një debat tjetër të madh: kush meriton të bëjë burg?
"Këtu shkon në burg se proteston, shkon në burg si konsumator se nuk ke kupon, shkon në burg si gazetar se thua gënjeshtra etj… po politikan shkon në burg?!…Ne nuk kemi bërë asnjëherë asnjë ligj apo reformë që të na ndëshkojë neve, të zgjedhurit dhe jo zgjedhësit, popullin", apeloi ai.
KOHA JONË SONDAZH

