Blushi në Korçë: Bandat kontrollojnë ilaçet, naftën, mbetjet dhe blejnë votat

Gjatë takimit të sotëm me qytetarët e Korçës, deputeti Ben Blushi foli edhe për një sërë problemesh që qytetarët hasin ço ditë që nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, koncesionet dhe bandat.

Ai  tha se nëse nuk i largojmë bandat nga Shqipëria atëherë do na heqin ata nga Shqipëria. Blushi nënvizoi se LIBRA është për të çliruar Shqipërinë nga korrupsioni

“Problemi themelor eshte arsimi! Ne paguajmë me taksat tone per shkollat e larta! Paguajme me shtrenjt energjine naften shkollat edhe pse i kemi kto! Eshte rritur kosto e shendetesise sepse 300 mln euro per koncesione per sherbime qe nuk meren ! Paguajme koston per tu sheruar me sh se nje grek turk dhe gjerman! Kjo ndodh sepse qeveria vendosi qe pjesen e sherbimeve ti kaloje te privati dhe kto meren nga taksat tona per te pasuruar nje person! Kjo quhet banda e ilaceve, bandat kontrollojne ilacet naften mbetjet ne Shqiperi dhe me pas blejne votat! Nqs nuk i heqim keto banda nga shqiperia atehere do na heqin ata nga shqiperia! Libra esht per te cliruar shqiperine nga korrupsioni”, tha Ben Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?