FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” e Islamit: Videon e Shukriut e bëri PDIU-ja

“Video e Shukri Xhelilit është bërë nga këta që drejtojnë sot fushatën elektorale të majtë në Dibër. Është bërë nga PDIU dhe kjo ka krijuar një marrëdhënie të tensionuar mes socialistëve, ata që votuan ish­kryebashkiakun Shukri Xhelili dhe këta që sot duan të votohet Muharrem Rama”.

Kështu u shpreh Kastriot Islami, duke analizuar cështjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës në “News24″.

Si ish-­socialist dhe sot në radhët e demokratëve, Islami shprehet se kur analizon çështje politike, mundohet të shkëputet nga bindjet e tij politike dhe të analizojë me ftohtësi atë cfarë ndodh aktualisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Islamit, fushatën e kandidatit të mazhorancës në Dibër po e drejton një i “deleguar” i Ramës që është “përfaqësues” i PDIU, duke krijuar tensione me socialistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo vetëm do të ndikojë në uljen e votave të kandidatit të mazhorancës dhe rritja e votave përmes këtij “mekanizmi acarues” është e pamundur, sidomos në një elektorat inteligjent si ai i Dibrës”, thotë gjithashtu Islami.

Sipas tij, të gjitha këto përplasje brenda PS-së, i shtojnë avantazhet për fitoren e Sherefedin Shehut.

“Perfundimisht mund të thuhet se shanset për Sherefedin Shehun janë shumë të mëdha për fitore”, shton Islami.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?