FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braçe shpërthen si “tifoz” ndaj adashit Veliaj: O Erjon, duam të luajmë në Tiranë

trh78k

Çështja e stadiumit ka qenë një pengesë e madhe këtë sezon për Partizanin, por sidomos për tifozët e kuq të cilët nuk kanë patur mundësinë t’a ndjekin ekipin e tyre të zemrës nga afër.

Një nga këta tifozë është edhe deputeti Erion Braçe, që njihet si një tifoz i zjarrtë i Partizanit. Pas kërkesës së drejtuesve të “demave” ndaj atyre të Tiranës për t’i lejuar të luajnë në “Selman Stërmasi”, që deri më tani është refuzuar, Braçe po mendon për një tentative të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i ka bërë një thirrje kryetarit të bashkisë, Erion Veliajt, që të bëjë diçka për këtë çështje. Kur bëhet fjalë për stadiumin “Selman Stërmasi” gjërat janë pak sa të ndërlikuara, pasi stadiumi është marrë në konçension nga ekipi i Tiranës, por është në zotërim të Bashkisë së Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse Veliaj mund të bëjë diçka për këtë fakt, por Braçe shpreson që po, për t’i dhënë “guerrilsave” atë që ju ka munguar më së shumti këtë sezon, të mbështesin në qytetin e tyre ekipin e zemrës.

Kjo është thirrja e Braçes e postuar dje në rrjetet sociale
Erjon, ooo Erjon!!
Jemi ekip i kryeqytetit, i Tiranes,
paguajme taksa ne Tirane;
Duam te luajme, kendojme e gezojme,
fitojme ketu ne Tirane!! Dhe mos harro;
NE, PARTIZANI KTHEJME TITULLIN NE TIRANE!!
E do apo jo?

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?