Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braimllari: Ne nuk do të lejojmë Ramën të instalojë një sistem monist

Intervista E diel, 26 Shtator 2021 07:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se opozita nuk do të lejojë kryeministrin Edi Rama që të instalojë një sistem monist. Në një intervistë për ”Scan TV”, ai thotë se: ”Çdo protestë tek e cila keni parë ndonjë shenjë revolte të shprehur në mënyrë të ndryshme nga qytetarët ka ardhur si pasojë e mllefit të brendshëm, zemërimit që ka krijuar Edi Rama tek qytetarët e këtij vendi. Dhe të jeni të bindur që urrejtja që qytetarët kanë ndaj Edi Ramës është e jashtëzakonshme. Dhe jo urrejtje shprehet shpeshherë në shenja të ndryshme, por nuk ka asnjë shenjë dhune”.

Ka një datë  fundi i qershorit  për zgjedhje. A është ky presion një peshë më shumë për të arritur një marrëveshje midis palëve?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Jua them me siguri të plotë. Nuk ka zgjedhje më 30 qershor pa opozitën dhe me Edi Ramën Kryeministër. Çdo përpjekje e Edi Ramës për ti ikur këtij procesi, tregon që ai do të instaloj në vend një sistem monist. Ne nuk do ta lejojmë sepse opozita i ka të gjitha mundësit për të mos lejuar që Edi Rama të instaloj një sistem monist në vend. Ne po luftojmë dhe beteja jonë është për të instaluar demokracinë dhe Parlamentarizmin në vend.

Sot Shqipëria nuk është më një sistem demokratik sepse nuk ka më funksionim të parlamentit. Ai Është ilegjitim sepse kanë ardhur aty me votat e krimit të organizuar nga ana e Partisë Socialiste dhe kjo doli në përgjimet e dosjes 339. Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, në këtë përkrahje të jashtëzakonshme që ka opozita ku qytetarët po e përkrahin masivisht dhe janë 6 protesta kombëtare dhe 11 të tjera të cilat kanë pasur mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që tregon dhe njëherë që qytetarët janë të vendosur tanimë përballë Edi Ramës.

Pra sot qytetarët janë kundër këtij sistemi që Edi Rama ka ndërtuar që është një sistem korruptim, kriminal, që është një sistem i cili nuk sjell zhvillimin  e vendit por sjell shkatërrimin e Shqipërisë. Jua them me bindje të plotë, cdo sondazh vendas apo dhe i huaj, sot këtë opozitë e kalon në mazhorancë. Dhe Edi Ramën e kalon në minorancë dhe këtë e di ai se po të ishte mazhorancë siç pretendon do e kishte çuar vendin në zgjedhje të parakohshme që kur deputetët e opozitës lanë mandatin.

Protesta duket sikur ka një trajektore në renië, në zbutje për faktin se nuk është më ai molotovi, gazi lotsjellës, ndoshta është zëvendësuar me një protestë më të qetë. A është ky preludi për një marrëveshje të mundshme midis palëve?

E para jua siguroj me siguri të plotë që Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe i gjithë fronti i bashkuar opozitar asnjëherë nuk ka bërë thirrje që ne të kemi një protestë të dhunshme. Çdo protestë tek e cila keni parë ndonjë shenjë revolte të shprehur në mënyrë të ndryshme nga qytetarët ka ardhur si pasojë e mllefit të brendshëm, zemërimit që ka krijuar Edi Rama tek qytetarët e këtij vendi. Dhe të jeni të bindur që urrejtja që qytetarët kanë ndaj Edi Ramës është e jashtëzakonshme. Dhe jo urrejtje shprehet shpeshherë në shenja të ndryshme, por nuk ka asnjë shenjë dhune.

Nga ana tjetër është vërtetuar publikisht që policia ka pasur provokatorë në mes të turmës. Keni një rast përpara Parlamenti ku një person që mbante flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian, i bënte thirrje qytetarëve të hynin në institucion, pra brenda në Parlament. Dhe kur u ndalua nga policia ai nxori kartën që ishte punonjës policie. Pra këto janë provokatorë të policisë të cilët kërkojnë të provokojnë qytetarët, që të eskalojë protesta në akte dhune dhe pastaj Edi Rama të bëjë rolin e viktimës dhe të thotë ja këto bëjnë dhunë e të tjera me radhë. Por ne kemi qenë të vendosur. Përkrahja është e jashtëzakonshme. Ne kemi bërë thirrje për një protestë qëndrestare, por jo një protestë ku ushtrohet dhunë.

Qëndrestare është protesta e 11 majit ku në 4 orë shi të rrëmbyeshëm qytetarët brohorisnin kundër Edi Ramës dhe marshonin në rrugët e Tiranës. Kjo është përkrahja popullore që ka opozita. Kjo është mbështetja e jashtëzakonshme e opozitës. Dhe ndaj Edi Rama ndihet sot i frikësuar, ndihet i vetmuar, ndihet i tmerruar nga forca dhe aksioni që ka sot opozita. Dhe të jeni të bindur që kjo opozitë është mazhorancë, për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës. Nuk kemi sot një qeveri që flet për hallet e përditshme të qytetarëve.

Më thoni ju nëse ka një ministër të Edi Ramës që flet për mundësitë e punësimit të të rinjve, që flet për hapjen e vendeve të reja të punës në vend, që flet për zhvillimin e bujqësisë. E ka shkatërruar bujqësinë, duke ulur investimet në vend, por edhe duke krijuar një sistem totalisht klientelist në vend. Nuk ka subvencion për fermerin. Fermeri nuk e ndjen fare vëmendjen e shtetit. Ka një sistem burokrat të krijuar nga Edi Rama, ku ka shtuar burokracinë në bujqësi që të rrisë korrupsionin.

Po me sa duket biznesi shpeshherë po e dëgjojmë edhe ditët e fundit, i bën thirrje palëve që të ulë tensionet. Kjo thirrje i drejtohet edhe opozitës në këtë rast…

Ne kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme të biznesit të mesëm për shkak të rritjes së taksave, për shkak të presionit që ushtron qeveria, për shkak të politikave të gabuara që Edi Rama ndjek, por edhe për shkak të një keqqeverisjeje të Edi Ramës. Unë mendoj që jo vetëm biznesi, por të gjithë shtresat e shoqërisë sot janë krah opozitës, kundër këtij sistemi që Edi Rama ka ndërtuar në vend. Sigurisht të gjithë duam që Shqipëria të jetë një vend i sigurt. Dhe ne prandaj po protestojmë, që të ikë Edi Rama dhe Shqipëria të bëhet më e sigurt. Sepse nuk ka siguri. Sepse Edi Rama është pjesë e krimit të organizuar. Është pjesë e një strukture kriminale, nuk mund të sjellë siguri Edi Rama. Ai është i marrë peng nga krimi i organizuar, është i marrë peng nga oligarkia. Dhe i gjithë ky sistem që ka ndërtuar është në shërbim të 2 shtresave, të krimit të organizuar dhe të oligarkisë. Ndërkohë janë 99% e shqiptarëve që nuk kanë mundësi të kalojnë muajin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 7 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me ...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 28 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 31 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 28 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 31 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.