Braimllari, Ramës: Shqiptarët do t’i marrin nga xhepat paratë që u ke grabitur
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e fushatës në strukturat e PS për qeverisjen.
Në një koment në Facebook, Braimllari shkruan se asnjë reklamë politike nuk mund të fshehë situatën e keqqeverisjes së PS.
Në mesazhin e tij, Braimllari ka dhe një paralajmërim për Edi Ramën. “Ky kryeministër kukull nuk mund t’i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve. Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur!”,- shkruan Braimllari.
Postimi i plotë në Facebook i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI:
“Le të bëjë Taulant Balla statuse dhe prononcime pa fund, por nuk do mund të mbulojë zullumin e Edi Ramës dhe kësaj qeverie kriminale.
Edi Rama është kokë e këmbë i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike.
Edi Rama është përgjegjësi për varfërinë që po kalon sot çdo shqiptar, është përgjegjës për emigrimin e të rinjve nga vendi.
Ky kryeministër kukull nuk mund t’i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve. Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur!”.
KOHA JONË SONDAZH

