Bregu: Berisha, ylli polar politik i PD-së. Me Ramën s’është takuar
Ajo është shqiptarja e parë që fiton një post të rëndësishëm në BE. Fjala është për ish-ministren e Jashtme, Majlinda Bregu. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show”, ajo foli për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani. ”Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama”, u shpreh Bregu.
E pyetur nga Dudushi nëse ka marrë urimin e Berishës, meqë është ai që e rriti në PD, Bregu u shpreh: “Berisha, shqiptari i parë, që pozicionoi Europën, si yllin polar politik të PD-së. Berisha duhet të ndihet krenar. Më ka uruar”.
Ndërsa e pyetur nëse mori urimin e Topallit, Bregu tha: ”Jozefina më ka shkruar menjëherë duke më uruar. Ka qenë një mike shumë e mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

