”Bregu i Lumit”/Dhunë dhe gaz lotsjellës, disa banorë përfundojnë në spital
Situata tek ”Bregu i Lumit”, ka kapërcyer çdo limit të sjelljes së Shtetit ndaj qytetarëve të tij, duke lidhuar me dhunën e ushtruar dhe me përdorimin e gazit që për opozitës është helmues. Forca të shumta policie, madje edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, u gjendën në zonën e Bregut të Lumit, në mbështetje të inspektorëve për shembjen e banesave në kuadër të zgjatimit të ”Bulevardit të Ri”.
Prej ditës së djeshme, kur banorët kundërshtuan shembjen e shtëpive, pranë tyre kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës. Sot që herët në mëngjes pranë banorëve kanë shkuar Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi. Sipas PD-së, forcat e policisë kanë arrestuar banorët që në orën 6:00 të mëngjesit.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ndodhet tek Bulevardi i Ri në mbështetje të banorëve. Ai është shprehur se qeveria po përdor gaz helmues si në aksione ushtarake kundër qytetarëve. ”Ka shoqëruar gra dhe fëmijë të moshuar në furgona police. Gaz helmues si në aksione ushtarake kundra qytetarëve të tij. Terror dhe dhunë te ”Bulevardi i Ri”.
Në një prononcim për mediat nga zona e Bregut të Lumit, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje Avokatit të Popullit që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë. Nga ana tjetër, Tabaku thotë se Shteti ka rënë, pasi për të kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëhërë për çfarë nevojitet.
”Dua të sqaroj që në fillim se çfarë kërkohet këtu. Këta banorë duan të trajtohen si 200 familjet e para në këtë zonë, të kompensohen. I bëj thirrje AP të vijë të shohë dhunën këtu, të shohë shkeljet që janë bërë këtu. I bëj thirrje ambasadorëve të shikojnë si po dhunohet prona, themeli i të drejtës së çdo njeriu. Këta njerëz nuk po kërkojnë diçka që nuk është tyre, por diçka që e kanë ngritur me mund dhe gjak. I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen sepse nesër është radha e tyre. Sot fëmijët e tyre janë ngrohtë në shtëpi, në shkolla, kurse fëmijët këtu. Shteti ka rënë: kur nuk mbrohen të dobëtit, në nevojë, atëhërë çfarë? Sot shteti ka dhunuar 30 banorë. Ju e patë dje që banorët nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të ndodhte. Sot në orët e para të mëngjesit unë dhe zoti Balliu jemi njoftuar për atë që po ndodhte. Një pjesë familjarësh janë në komisariat, një pjesë tek Trauma, po operohet, se është çarë në kokë. Kjo që ka ndodhur këtu nuk besoj se ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, po dhe në asnjë vend tjetër të botës së tretë”.
Lexoni të gjitha lajmet për ngjarjen tek Bregu i Lumit
Brahimllari: Dhunë mbi banorët, Policia i nxorri jashtë me gaz lotsjellës
Skandal, Policia bllokon gazetaren në transmetimin LIVE (VIDEO)
”Dikur i lyente me bojë, sot me gjak”
Çfarë ndodhi te Bregu i Lumit, policia arreston fëmijë e gjakos banorët
Braimllari: Terror dhe dhunë te ”Bulevardi i Ri”
Video/ Banorët e Bregut të Lumit përfundojnë në spital nga gazi lotsjellës
Nis prishja e shtëpive te Bregu i Lumit, FNSH zbret në terren
Protesta te Bregu i Lumit, Tabaku: Avokati i Popullit dhe Ambasadorët të reagojnë
Bregu i Lumit nën shtetrrethim, as media nuk lejohet të afrohet
Situata te Bregu i Lumit, Balliu: Dhunë barbare ndaj banorëve
Tension te Bregu i Lumit, fadroma e policë në prishje të banesave
KOHA JONË SONDAZH

