Bregu: Posti në BE, një mirënjohje për Berishën

Fitoi garën, por Majlinda Bregu gëzon në shumës. Ajo njoftoi në Facebook votëbesimin për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimuit Rajonal, duke thënë: ”Fituam, por fitorja i takon vendit tim”.

Cili është roli i këtij posti?

”Ka për detyrë kryesore nxitjen e bashkëpunimit në Europën Juglindore, qoftë ai bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim social dhe sigurisht politik, duke çuar përpara dhe duke i dhënë hov procesit të europianizimit të të gjithë Europës Juglinore”, tha Bregu për ”Report TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministrja e Integrimit u shpreh se gara ishte e vëshitirë me ish-kryeministin e Malit të Zi, por mbështetja për të ka qenë e gjithanshme. ”Ne kemi kaluar 5 raunde votimi në të cilët mazhoranca në krah të Shqipërisë e konsoliduar në votimin e djeshëm shumë qartë e detyron palën tjetër që të tërhiqet dhe të mos kërkojë më vazhdimin e garës, bazuar në mazhorancë apo në numër votash”,-u shpreh ish-ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si kontributor në karrierën e saj, Bregu përmend ish-kryeministrin Sali Berisha. ”Kam marrë urime nga të gjithë miqtë dhe dashmirësit. Mos prisni ti përmend që të gjithë me emra, por të jeni të sigurt që Sali Berisha është një nga kontributorët e karrierës sime”,-tha Bregu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?