Briseida Shehaj, deklarata e parë pas largimit nga Drejtoria e Tatimeve
E përfolur shpesh për postin e saj, e për largimin nga detyra si Drejtoreshë e Tatimeve, sot zyrtarisht ajo është ish-drejtorja e Tatimeve.
Lidhur me këtë vendim dhe e përfolur si zv/ministre e Ekonomisë, Briseida Shehaj në një prononcim për “Panorama.al”, tha se kishte komunikuar me Ramën ditën e djeshme për lëvizjen e saj. Briseida Shehaj thuhet se do të emërohet zv/ministre ekonomie, megjithatë, ajo nuk e ka pranuar këtë në prononcimin e saj.
“Pas një komunikimi që kam zhvilluar ditën e djeshme me Kryeministrin Edi Rama, kam pranuar detyrën e re që më është propozuar. Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve, le pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në fund të 8 mujorit të ardhurat e realizuara nga Tatimet kanë qenë me rritje 3 miliardë lekë. Detyra e re është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për Qeverinë, pasi punë jonë është puna e një ekipi”, tha Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

