Brisida Shehaj kalon te LSI: Në PS janë rilindasit që duan të hanë socialistët

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve dhe drejtoreshë e programacionit në RTV Ora, ka deklaruar se ka kaluar me LSI dhe mund të kandidojë me këtë parti. Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço, ajo shprehet se “ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim”.

Pjesë nga intervista e Brisida Shehaj në “Ora News”

Meço: Brisida Shehi, përfaqësuese e LSI-së. Je ende drejtoreshë programacioni në RTV Ora, që kuptohet se do ta lësh fushën politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brisida Shehaj: Në një moment të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meço: Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?

Brisida Shehaj: Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

Meço: Pse LSI? Nga Brisi i Tatimeve.

Brisida Shehaj: E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë rilindasit që duan të hanë socialistët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?