Bulevardi i ri, Rama ironi Bashës: Do i duheshin 60 vite për të bërë
I pranishëm në këtë inaugurim e segmentit të dytë të bulevardit të ri të Tiranës, kryeministri Edi Rama vlerësoi shpejtësinë dhe cilësinë e punimeve. Ky segment lidhet me rrugët në lindje dhe perëndim të kryeqytetit, duke ndihmuar qarkullimin për banorët e Bregut të Lumit,
Gjatë fjalës, nuk munguan thumbat për kundërshtarin. Për Lulzim Bashën, Rama tha këto fjalë: ”Sikur ky Bulevard të ndërtohej me ritmin që u fillua 4 vite më parë, do të duheshin 60 vite të arrihej këtu ku ka arritur Veliaj. Në të gjithë zonën e lumit kemi një park që i shtohet përmasës së gjelbër të Tiranës”, tha ai.
Kryeministri Rama uroi që në këtë zonë të ngrihen sa më shumë kulla të reja. Debatin për këto të fundit ai e quajti “debat idiot” pasi sipas Ramës bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme nga të gjitha aspektet.
“Me vlerë është dhënia e lejeve të ndërtimit për bllokun e ri që parashikon projekti. Kostoja e ndërtimeve në Tiranë e lartë. Sepse shpronësimet një zë zë rëndësishme në shpenzimet tona. Sot po hedhim një hap të rëndësishëm”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

