Bullgaria kërkon ndarjen e Tiranës nga Shkupi për Integrimin në BE

Bullgaria u bë shkak që të mos kemi një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pasi ngriti veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke pretenduar konflikte dypalëshe mbi historinë dhe gjuhën e vendit fqinj. Por së fundmi ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, në mënyrë që vendi ynë të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve historike mes Sofjes dhe Shkupit.

Për Bullgarinë, Shqipëria i ka përmbushur kriteret për mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare me BE-në edhe pse vetoja e saj bllokoi hapin e radhës në integrimin e Tiranës dhe Shkupit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Bullgarisë. ”Për ne, parimi i meritës i secilit vend kandidat mbetet parimi udhëheqës në procesin e zgjerimit. Në bazë të kësaj dhe të progresit të arritur nga Shqipëria në plotësimin e kushteve përkatëse, kemi bërë thirrje herë pas herë, edhe në Këshillin e fundit të Çështjeve të Përgjithshme, që të miratohej Korniza e Negocimit me Shqipërinë”, thotë ministria e Jashtme bullgare.

SHKARKO APP