“Bullgaria perëndimore”, ironia që shkaktoi polemika. Rama: Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve
Kryeministri Edi Rama thotë se pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me kancelarin Scholz në Selanik, ku ka ironizuar bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë, situata e krijuar është sherr mejhaneje.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama në Twitter.
Batuta e Ramës ku ironizon veton e pakuptimtë të Bullgarisë për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, ka ngjallur reagime në shtetin fqinj.
Opozita nuk ka ngurruar të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Kovaceski, pasi e qeshura e tij dhe moskërkimi i faljes nga kryeministri shqiptar për këtë batutë në prani të kancelarit gjerman dhe kryeministrit grek, është për ta miratim i shitjes së identitetit kombëtar.
Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮 pic.twitter.com/x9jzAyD3AE
— Edi Rama (@ediramaal) June 12, 2022