Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:52 Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito Kristian Shpendi po kalon një moment të shkëlqyer në Itali, ku është shpallur lojtari më i mirë i muajit shtator në Serinë B. Sulmuesi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bushati: Italia na shpëtoi në ’91-in, tani është radha jonë

Intervista E martë, 7 Shtator 2021 17:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për ”BBC” në emisionin ”Newshour”, ka folur për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë 20 emigrantë nga Eritrea, të cilët ndodhen në brigjet italiane. Ministri Bushati, thotë se Shqiperia për asnjë moment nuk e sheh krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. ”Procesi ynë”, theksoi ai, ”bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Duke iu referuar rastit, Bushati sqaron se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, qofshin këto eritreas apo evropianë. Kjo është një krizë masive dhe asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm”.

Intervista e plotë e Ministrit Bushati:

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Pse pranoi Shqipëria të marrë disa nga emigrantët nga Eritrea? Nuk është anëtare e BE-së, por aspiron të bëhet e tillë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas diskutimeve të gjata me autoritetet italiane, të cilat na kërkuan mbështetje në këto përpjekje. Gjithashtu, përputhet me qëndrimin e Shqipërisë katër vite më parë, kur nisi kriza e refugjatëve, sipas të cilit të gjitha vendet e Europës, pavarësisht nëse janë pjesë e BE-së apo jo, duhet të kontribuojnë disi në tejkalimin e krizës, sepse kriza e emigrimit është një krizë evropiane, ndaj kërkon përgjigje evropiane.

Kuptova gjithashtu se kjo që po ndodh sot ju kujton atë që ka ndodhur me shqiptarët më shumë se 20 vite më parë.

Është e vërtetë. Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë. Ky ishte një tjetër faktor motivues.

Dhe kjo histori përfshinte Italinë që pranoi shqiptarët që donin të largoheshin nga vendi.

Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë që të kontribuojmë në këtë proces. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Ndonjëherë harrojmë që janë qenie njerëzore, dhe së dyti, kjo është një krizë masive. Asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm.

A po i dërgoni kështu një mesazh edhe disa vendeve të Evropës së Veriut, të cilat kanë qenë më pak mikpritëse?

Fatkeqësisht, e kemi parë Evropën të përçarë. Kemi parë vende jo vetëm në veri të Europës, por edhe në lindje, të cilat e kanë harruar historinë e tyre. Unë mund të kujtoj çastet e rënies së Murit të Berlinit, por edhe gjatë komunizmit ka pasur shumë njerëz nga ana lindore që i largoheshin komunizmit dhe shkonin në perëndim. Mendoj se është një mesazh edhe për BE-në, që na duhet një pikëpamje më koherente, një përgjigje më koherente për çështje kaq të rëndësishme. Edhe nga perspektiva e vendeve kandidate, siç është Shqipëria.

Shpresoni që kjo t’i bëjë vendet e BE-së ta shohin kandidaturën tuaj me sy më pozitiv?

Nuk e shohim krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE-në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së. Kjo do të ishte e papranueshme, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE-së.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito
SPORTI Para 20 minutash

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!
KRYESORE Para 26 minutash

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 28 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën
SPORTI Para 32 minutash

U gjobit me vetëm 255 euro, Cristiano Ronaldos i duhen 36 sekonda për ta paguar shumën

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 12 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.