Bushati: Koha e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën
Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”, ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka folur rreth zërave që vijnë nga Gjermania dhe Franca për një votë kundër hapjes së negociatave së BE me Shqipërinë.
Ai theksoi se koha e mbetur në dispozicion do të shërbejë për të marrë edhe mbështetjen e dy shteteve për hapjen e negociatave.
“Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim. Do të krijojmë kontakte për progresin e reformës në drejtësi edhe me Francën që kërkon më tepër informacion dhe kërkon që ta shfrytëzojë kohën e mbetur para se të marrë një vendim”, u shpreh Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

