Bushati: Kuba? Nuk votuam kundër SHBA-ve në OKB
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sqaroi votën e Shqipërisë, një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pro heqjes së embargos ndaj Kubës, votim ku ne ishim në unison me të gjitha vendet anëtare të BE-së, por ndryshe nga partneri ynë më i rëndësishëm SHBA-të, që dhanë votën kundër.
“Shqipëria nuk ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e martë.
Shqipëria ka votuar në mënyrë konsistente me atë linjë që e ka të përvijuar prej kohësh.
E njëjta rezolutë është hedhur thuajse çdo vit dhe Shqipëria, pavarësisht çfarë qeverish kanë ardhur apo kanë ikur, ka votuar njësoj”,- deklaroi ministri Ditmir Bushati./Top Channel/
KOHA JONË SONDAZH

