FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati, në takimin e Këshillit te Ministrave të KiE

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në seancën e posaçme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Strasbourg, kushtuar zhvillimeve të fundit në Turqi dhe kontributit të Këshillit të Europës në përballimin e pasojave të tentativës së grushtit të shtetit të korrikut të kaluar.

Ministrat e pranishëm shprehën solidaritetin e vendeve anëtare të Këshillit të Europës me popullin turk dhe autoritetet e zgjedhura demokratikisht në Turqi. Ministrat shprehën vlersimin për mbështetjen që Këshilli i Europës do t’i japë Turqisë për të kapërcyer sfidat me të cilat po përballet vendi.

Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati vlerësoi dhe inkurajoi veprimet e autoriteteve legjitime turke për të rivendosur rend dhe qetësi në përputhje me kushtetutën e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i bindur se, përtej  vështirësive, Turqia do arrijë të mbrojë dhe të përforcojë sundimin e së drejtës, sipas vlerave dhe standarteve europiane, veçanërisht sipas Konventës Europiane të të  Drejtave të Njeriut”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?