Bushati përshëndet zgjedhjen e Bregut si sekretare të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Ministria e Jashtme përshendet vendimet e marra nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlinda Bregut në pozicionin e sekretares së Përgjithshme të Keshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe zgjedhjen e Kosovës për të kryesuar këtë organizatë.

Takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) vendosi sot të zgjedhë znj. Majlinda Bregu në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal përperiudhën 2019-2021.  MEPJ falenderoi vendet anëtare te SEECP për mbështejten që i dhanë kandidaturës shqiptare, e para shqiptare në këtë pozicion, në këtë nivel dhenjëkohësisht edhe e para femër në atë detyrë.

Gjithashtu MEPJ i uroi suksese znj. Bregu në ushtrimin e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesormbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen e vendeve të Europës Juglindore në procesin e integrimit evropian, dhe e siguron atë përmbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?