Bushati raporton në Komision për rekomandimin e KE, PD mungon, LSI e pranishme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati raporton sot në Komisionin e Jashtëm për rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë që i paraprin përgjigjes në qershor për hapjen e negociatave apo jo për anëtarësim në BE.

Bushati tha se është i pari rekomandim që merret pa kushte.

Në komision mungonin deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa ishin të pranishëm ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rruga drejt Europës kërkon transformim të Brendshëm. Ulja në tryezën e bisedimeve nuk na i zgjidh gjërat me magji”, deklaroi Bushati.
Sipas ministrit Bushati, lufta kundër korrupsionit, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liria e medias kanë bërë progres dhe vlerësohen maksimalisht nga Komisioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?