Bushati: Roli i Shqipërisë, faktor stabiliteti në Ballkani

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi sot se sot në  Bruksel me euro-deputeten Tanja Fajon dhe drejtorin e përgjithshëm të zgjerimit Christian Danielson, kane diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin e saj për stabilitetin në Ballkan.

Në një postim në Facebook, pasditen e së martës, Bushati shprehet se: “Sot në Bruksel së bashku me euro-deputeten Tanja Fajon, drejtorin e përgjithshëm të zgjerimit Christian Danielson të ftuar nga Fondacioni Friedrich Ebert për konferencën me temë ”Procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkani Perëndimor në një kontekst sfidues europian”.

“Në fokus të diskutimeve ishte vijimësia e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE roli dhe kontributi i Shqipërisë në projektimin e stabilitetit demokratik në Ballkanin Perëndimor, si dhe optimizimi i perspektivës europiane të rajonit tone në kontekstin aktual të politikës së zgjerimit.#ShqipëriaEuropiane”, shkruan Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?