Bushati takon Mike Pompeo, Sekretarin e ri të Shtetit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati takon Sekretarin Amerikan te Shtetit të sapozgjedhur Mike Pompeo në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Në një foto të shpërndarë në rrjetin social Instagram, ministri Bushati thekson se i ka uruar suksese në detyrën e re.
“Një bisedë interesante me Mike Pompeo në ministerialin e jashtëm të NATO-s. I urova fat dhe suksese në detyrën e tij të re”, shprehet Ministri Bushati.
Mike Pompeo është Sekretari i ri i Shtetit i konfirmuar nga Senati Amerikan vetëm 24 orë më parë dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Brukselit.
KOHA JONË SONDAZH

