Bushati: U heq kapelen biznesmenëve që nuk ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh mbrëmë në emisionin ‘Real Story’ se i respekton dhe i nderon biznesmenët që nuk mbahen e që nuk ushqehen me duke vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe sot ka nevojë për më shumë konkurrencë. Pasi konkurrenca në ekonomi, në shkencë, në media, pra s’mund të jetë çdo gjë në këtë mënyrë se si po i qasemi një bote të re. Një botë që kërkon një aspekt, duhet të identifikohet avantazhi jonë konkurues. Ne jemi në një situatë që akuzojmë njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk paguhemi për të akuzuar, por për politika publike.

Kur kam shkuar në Izrael pyetja e parë që më ka bërë kryeministri Netanjahu ishte sa inxhinierë nxirrni ju, sa matematicienë nxirrni ju. E ardhmja është e të dhënave, e bizneseve innovative. Sa nga ata që ne i quajmë oligarkë janë novatorë? Sa kontribuojnë për zhvillimin përpara të shoqërisë? Unë s’dua të përmend emra, por biznesmenë që unë kam respekt dhe u heq kapelen, janë biznesmenët që nuk ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?