Bushati vizitë surprizë në Iran
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në krye të një delegacioni politik dhe tregtar shqiptar ka mbërritur në Teheran për një vizitë zyrtare dyditore në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga mediat iraniane.
“Kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Më 31 Tetor 2016, presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani, në takim me ambasadorin e akredituar të Shqipërisë z. Genti Gazheli, duke theksuar se Irani dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta kulturore dhe fetare, shtoi: “Republika Islamike e Iranit dëshiron zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e një zhvillimi pozitiv në marrëdhëniet ekonomike, kulturore, shkencore dhe turistike me Republikën e Shqipërisë.” Duke theksuar se ekzistojnë potenciale të mëdha për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, presidenti Ruhani kërkoi shfrytëzimin e këtyre potencialeve në interes të dy shteteve dhe dy popujve si dhe ceku nevojën e prezantimit të kapaciteteve të investitorëve dhe kompanive shtetërore e private të Iranit dhe Shqipërisë”, raporton agjencia e lajmeve iraniane në shqip, Parstoday.com
KOHA JONË SONDAZH

