Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:28 Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës Lionel Scaloni nuk e përjashton mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit teknik të kombëtares së Argjentinës pas përfundimit të karrierës si futbollist. Përzgjedhësi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çelja e negociatave me BE, Meta reagon nga qelia

Aktualitet E shtunë, 15 Shkurt 2025 13:00
Çelja e negociatave me BE, Meta reagon nga qelia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Meta

𝐊𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢𝐚” 𝐞 𝐭𝐚𝐥𝐥𝐚𝐯𝐚𝐬𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭.
Edi Rama ose tallavaja e integrimit është krenar se qenkan çelur negociatat me Bashkimin Europian, kur ishte e pamundur, që ato të shtyheshin më tej. (Nuk do ishte mirë të falenderonim një fatkeqësi si lufta e Rusisë kundër Ukrainës, për çeljen e negociatave tona.)
Nuk i mjaftoi që e bllokoi procesin e integrimit europian për dy vite për shkak të kryetarit të Qarkut Fier.
Nuk i mjaftoi që e bllokoi çeljen e negociatave për vite të tëra se donte të bënte zgjedhje lokale pa opozitë, siç i bëri, por edhe shumë zhvillime (bllokime) të tjera (të qëllimshme).
Por ndërsa Shqipëria e firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006, pra përpara Malit të Zi dhe Serbisë, këto dy vende i çelën negociatat, Mali i Zi në 2012 dhe Serbia në 2014.
Ndërsa Edi Rama mburret se i ka çelur tani, kur dihet që këto dy vende kanë patur probleme madhore nga ish–lufta në Jugosllavi dhe po kështu nuk kanë një përkrahje totale nga shoqëritë e tyre për integrimin europian, krejt ndryshe nga ç’është në vendin tonë, mbështetje mbarëpopullore.
Shqipëria është kaq mbrapa se ka Edi Ramën që dështimin do ta shesë si arritje dhe papërgjegjshmërinë e ka në AND-në e tij, pasi pushteti absolut dhe pasurimi skizofrenik janë “idealet” e tij.
Kjo është arsyeja që sipas modelit mediokër, klientelist të Edi Ramës, konvergjenca me Bashkimin Europian mund të realizohet me këto ritme 3.5 – 4%, vetëm pas më shumë se ngjysëm shekulli ose kur ai të bëhet 110 vjeç dhe kur t’i afrohet mandatit të 20-të në krye të Qeverisë.
Nëse ka arsye reale të jemi “krenarë” kjo ka të bëjë me faktin se jemi vendi që edhe fondet e IPARD-it për bujqësinë i çuam te inceneratorët.
Po kështu, falë korruptimit që u bënte Edi Rama ambasadorëve, dëgjuam ambasadorë që deklaronin që një vend më mirë të jetë pa Gjykatë Kushtetuese, se me Gjykatë Kushtetuese të korruptuar.
Si nuk tha një prej këtyre që më mirë një vend të jetë pa Qeveri, se me Qeverinë më të korruptuar në Europë.
Po kështu duhet të jemi “krenarë” se vetëm Edi Rama mund të korruptonte kryeagjentin e FBI, McGonigal dhe shumë krenari të tjera.
Pra ai është fiks siç e thoshte i paharruari Teodor Keko: I dhjerë por krenar. Sidomos për integrimin.
Dikur për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsionin e tij të frikshëm, deklaronte se nuk ka hajdut 2 metra.
Meqënëse kjo përgjigje antropologjike u rrëzua, tani si argument është se po të ishte korrupsioni kaq i lartë, pse u çelën negociatat?
Janë dy arsye kryesore:
Së pari, nuk mund të shtyheshin pafund edhe për arsye gjeopolitike.
Së dyti, si rruga më e mirë për të kontrolluar sadopak një Qeveri që kishte kapur çdo gjë edhe me korruptimin e zyrtarëve ndërkombëtarë dhe përsëri këtu është meritë edhe e opozitës.

Mund t'ju interesojë

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Para 18 minutash
Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drej...

Para 26 minutash
ISHP: 12 raste me malarie në Shqipëri gjatë 2022-2026, të gjitha të importuara

ISHP: 12 raste me malarie në Shqipëri gjatë 2022-2026, të gjitha të importuara

Para 28 minutash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 3 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Para 18 minutash

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032
Para 21 minutash

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Para 26 minutash

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të ven...

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.