Çfarë i ka thënë Tahiri-Ramës? Berisha: Po guxove të flasësh për mua, do t’i tregoj të gjitha në burg
Ish kryeministri Berisha deklaron se Saimir Tahiri e dha dorëheqjen sot pasi Rama ka marrë në dorë Drejtësinë.
Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Berisha flet për një mesazh që Tahiri i ka çuar kryeministrit Edi Rama.
Heqja e mandatit është në dijeninë e Ramës?
Është një marrëveshje sipas kockave mafioze. Së pari, Rama pas të gjitha masave, i tha Mogerinit që nuk ka asnjë të dhënë prokuroria për Tahirin. Arriti në shkallën më ekstreme të mbrojtjes dhe mashtrimit kur deklaroi në Bundestag se Tahiri se nuk asnjë imunitet. Në një kohë kur ata e dinin shumë mirë që Rama votoi kundër heqjes së imunitetit, por Rama sulmoi me egërsi edhe prokurorët. E gjitha kjo dëshmon qartë që është ujdi mes tyre. Lexoni çfarë thotë Tahiri sot, ka vetëm një kryefjalë: Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër meje, unë në burg do them gjithçka për ty.
A ka ndryshuar diçka mes Ramës dhe Tahirit pasi para 2 javësh ai ishte kërcënues…
Marrëdhnëiet e mafiozëve këto janë, beso, por po ma shkele ke plumbin në zarf. Ia ka rreshtuar Ramës të gjitha aty dhe ai të guxojë po të dojë. Kjo po kuptohet gjithmonë edhe më shumë jashtë. Sot Europa kërkon kokën e Edi Ramës, sepse e dinë që është kapo medusa. Ka mbetur pa u komentuar sa duhet një akt në Bundestag: bojkoti që CDU-CSU i bënë darkës që shtroi Rama për ta.
Ku e bazoni argumentin se Europa po kërkon kokën e Ramës?
Ata e dinë që pas mosplotësimit të 3 kushteve qëndron Rama. Nuk mundet që një ministër të kanabizojë vendin nëse pas tij nuk është kryeministri. Imuniteti i Tahirit nuk u votua në Kuvend, por u bë për të hidhur hi syve.
Pse e dorëzoi Tahiri sot mandatin?
Ishte dëshmia më flagrante para shqiptarëve, BE-së dhe partnerëve tanë kudo në botë se Rama është kryekumbari i mafies shqiptare, i mafies ballkanike dhe më gjerë. Akti i sotëm i Tahirit për çdo njeri që ka ndjekur është thjesht një akt për të hedhur hi syve partnerëve tanë, të cilët i treguan Ramës kartonin e kuq. Nuk është fare e vërtetë që ata kërkuan kokën e Saimir Tahirit sepse ata naivë nuk janë. Ata e dinë që kryekumbar në Shqipëri është njeriu i cili refuzoi për herë të parë heqjen e imunitetit dhe pengimin e arrestimit të ministrit të Brendshëm për akuza shumë të rënda nga anti-mafia italiane.
Keni besim në vijimin e procesit të Tahirit?
Rama është kryegjykatës dhe prokuror dhe prandaj ndodhi kjo sot. Pse Rama votoi kundër heqjes së imunitetit të tij dhe i bëri të gjitha veprimet pasi mori në dorë frenat e prokurorisë?
Deklaratat e Ramës për Tahirin, reagon menjëherë Berisha: I ka thënë se mandati i tij është plumbi në zarf
Ish kryeministri Sali Berisha ne nje reagim ne rrjetet sociale, pas intervistes se Rames ne Opinion, ku ka komentuar vendimin e Saimir Tahirit per te lene mandatin e deputetit, thote se “Saimir Trafiku palosi kryekumbar Ramen!”.
Statusi i Berishes
Saimir Trafiku palosi kryekumbar Ramen!

Miq, e degjuat dhe e pate intervisten e Kryekumbares ne Opinion, foli si njeriu me puture plot!
Saimir Trafiku i ka kallur daten duke i thene se mandati i tij eshte plumbi ne zarf per te!! sb
CFARE THA RAMA PER TAHIRIN
Pyetje: Z.Rama çfarë mendoni ju për dorëheqjen e Tahirit?
Edi Rama: Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.
Pyetje: A ja keni kërkuar ju dorëheqjen?
Edi Rama: Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.
Pyetje: Ky vendim i Tahirit, e çliron Parlamentin shqiptar qoftë në sytë e publikut apo qoftë edhe në ato akuzat e inkriminimit që janë bërë?
Edi Rama: Parlamenti shqiptar, fatkeqësisht nuk është një i tërë sot, është i ndarë. Parlamenti shqiptar ka një shumicë, ka dhe një pakicë. Në rast se flasim për shumicën, nuk ka pasur asnjë lloj nevoje të çlirohet nga asgjë. Shumica ka mbajtur qëndrimin e duhur për këtë rast. 100 herë të ktheheshim mbrapsht, 100 herë do kishim mbajtur të njëjtin qëndrim.
Pyetje: Lidhur me deklaratat që Tahiri ka bërë për qëndrimet që ministri i Brendshëm ka mbajtur ndaj policisë dhe krimit, a keni ju një koment?
Edi Rama: Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm pothuajse një mandat të plotë me mua dhe unë nuk i heq asnjë presje të gjithë atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm, sepse kam mbështetur dhe vlerësuar punën e tij. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm. Janë natyra të ndryshme, janë qasje të ndryshme, janë stile të ndryshme.
KOHA JONË SONDAZH

