Çfarë tregoi sondazhi Top Channel – Angi Richerce? Erion Veliaj merr 53,8 për qind të votave, kurse Belind Këlliçi 32,9 %
Sonte në Top Channel u dha për publikun sondazhi i kompanisë “Angi Richerce”, ku temat ishin të ndryshme me 1017 të pyetur në qytet dhe në fshatrat e Bashkisë Tiranë.
Ajo që lidhet direkt me 14 majin se kush e fiton Bashkinë e Tiranës kishte këtë përgjigje të sondazhit:
Për Erion Veliaj votojnë 53.8 për qind, ndërsa për Belind Këlliçin 32,9 %. Ndërkohë për një kandidat tjetër 5.5 % dhe 7.8 % nuk u përgjigjen.
Në studion e Top Story ishte dhe nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, i cili i pyetur për rezultatin e sondazhit tha me humor se “Këlliçin as nuk e njohin si kandidat, Veliaj ka diferenca të mëdha si kandidat”.
Sipas sondazhit të kompanisë profesioniste “Angi Richerce” në shumicë dërmuese Bashkia e Kryeqytetit fitohet nga Erion Veliaj.