Chris LaCivita në Brescia: Çohuni dhe votoni për Berishën! Keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e vendit

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita, gjatë një takimi me shqiptarët në Brescia të Italisë, theksoi rolin vendimtar që diaspora shqiptare mund të ketë në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, LaCivita deklaroi se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë, e cila sipas tij është rezultat i drejtimit 12-vjeçar të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste.
“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtete, ka humbur më të mirët dhe më të mençurit për mundësi që nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vite të fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë të pamundur”, u shpreh LaCivita.
Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke veçuar rolin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe arsyen pse duhet të votojnë Sali Berishën.
“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësin për të ndryshuar drejtimin e vendit. Çdo votë ka rëndësinë e vetë, por sidomos të atyre që jetojnë jashtë. Keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë”, tha ai, ndërsa shtoi se “duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar më 11 maj për Sali Berishën, mund ta bëni Shqipërinë të madhe sërish”.
Chris LaCivita: Shqipëria po përballet me një krizë të vërtete, ka humbur më të mirët dhe më të mençurit për mundësi që nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vite të fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë të pamundur.
E vetmja rrugë për ta ndryshuar është të çoheni dhe të gjithë të votoni! Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësin për të ndryshuar drejtimin e vendit. Çdo votë ka rëndësinë e vetë, por sidomos të atyre që jetojnë jashtë. Keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë.
Donald Trump i bë President i SHBA sepse solli për të votuar një pjesë të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar më 11 maj për Sali Berishën, mund ta bëni Shqipërinë të madhe sërish.