Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çim Peka: 2 Marsi i të gjithëve

Forum E diel, 23 Shkurt 2020 15:45
Çim Peka: 2 Marsi i të gjithëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka- Presidenti i Republikës ka thirrur popullin në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës. Unë nuk e di çfarë do bëjë Lulzim Basha, apo edhe pjesa e tij e opozitës, por di që ai, e gjithë opozita, e në fakt çdo shpiptar duhet t’i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës. Ilir Metën mund ta duash, ta urresh, ta kesh kundërshtar, të kesh çfarëdo mendimi për të, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me të. Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një Koronavirus, i cili vetëm Gjykatën Kushtetuese nuk e ka pushtuar akoma. Ilir Meta ka fajet, mëkatet e përgjegjësitë e veta bash për këtë situatë. Por ai nuk është vetëm. Përgjegjës është edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha dhe kushdo tjetër që në një moment të caktuar e ndihmoi dhe lejoi Edi Ramën të shndërrohet në monstren që është sot.

Thirrja e Presidentit të Reublikës nuk është e lidhur me Ilir Metën, anipse është e pandarë nga institucioni i Presidencës. Shikoni çfarë ka ndodhur në harkun kohor të një viti. Opozita ka dorëzuar mandatet, dhe Edi Rama i ka zëvendësuar ata në mënyrë anti-kushtetuese (pa kaluar nëpërmjet Komisionit të Mandateve). Me gjithë zevendësimin, Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të plotësojë numrin kushtetues prej 140 deputetësh, e, si rrjedhojë është në antikushtetueshmëri. Pushteti lokal është në dorë të një partie (madje një individi të vetëm). Institucionet e drejtesisë janë tashmë jo vetëm në dorën e Edi Ramës, por vegël politike e tij. Duke parandjerë disfatën e pritshme në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me procesin e vetingut, dhe bllokimin eventual të tij, ai nxitoi që së bashku me paketën me emrin idiot KÇK, të fillojë shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pa pritur procesin e vetingut. Një kryeministër që zotëron parlamentin më monist në historinë e demokracisë, pushtetin lokal më monist të demokracisë, Prokurori e Gjykata, polici me kompetenca antikushtetuese, institucione të pavaruara sipas Kushtetutës, por tashmë të kapura prej tij, një trupë parlamentare banditësh e sharlatanësh që nuk lënë pisllëk të Edi Ramës pa votuar, një proces po aq idiot për shkarkimin e Presidentit, i vetmi institucion që i ka mbetur pa kapur është Gjykata Kushtetuese. Këtu nuk bëhet fjalë për disa emra individësh që një forcë do t’i caktojë sipas preferencave të saj, dhe një forcë tjetër nuk do ta lejojë. As se Presidenti do të ketë njerëzit e tij në Gjykatën Kushtetuese. Këtu behet fjalë për përpjekjen finale për ta zhbërë Shqipërinë, apo hapin e parë të kthesës nga gremina.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjykata Kushtetuese së shpejti do të marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit të Republikës për anullimin e zgjdhjeve lokale të vitit 2019. Në varësi të fatit të Gjykatës, përcaktohet edhe fati i pushtetit vendor. Fati i pushtetit vendor, përcakton edhe fatin e pushtetit qendror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim një sërë ligjesh që e zhbëjnë ose e ruajnë këtë shtet. Do të vendosë mbi fatin e paketës ligjore që ka kthyer Shqipërinë në një shtet policor të Edi Ramës. Do marrë në shqyrtim ligjin për pronat, e pronarëve u ka dalë për zot Lulzim Basha. Do të marrë në shqyrtim ligjin korruptiv për Teatrin, e, Teatrit i ka dalë për zot Lulzim Basha. Do të marrë në shqyrtim disa koncensione e PPP, e, zhbërjes së tyrë u ka dalë për zot Lulzim Basha. Herët a vonë do t’i duhet të merret me ndarjen administrative, e, me këtë ndarje, Lulzim Bashës i bëhet fitorja në kufinjtë e të pamundurës. Edi Rama sot mund të bëjë ç’të dojë, dhe nuk do të mund të ndalet më, nëse nuk ndalet tani.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Unë e dua opozitën në pushtet, e, Lulzim Bashën kryeministër të vendit. Kam mbështetur iniciativa të forta politike nga ana e tij, e kam kundërshtuar po aq fort kur ka qenë vendi. Lulzim Basha dhe opozita që ai drejton ka tre alternative përpara tij: a) t’i paraprijë popullit, b) të ecë krah për krah me të, c) të ecë prapa popullit të vet. Është zgjedhja e tij, por populli nuk pret në pafundësi për lidership. As këtu e askund në botë.

Lulzim Basha e ka vendin në bulevard me datë 2 mars në krye të popullit opozitar. Ilir Meta është President i Republikës, por Lulzim Basha është lideri i opozitës. Nëse do t’i dalë për zot, më datë 2 mars ai duhet të pushtojë sheshet e bulevardet në krye të popullit. Edi Rama ose ndalet tani, ose nuk ndalet më kurrë. Nëse jo tani, më vonë Edi Rama do të marrë Bashën, Berishën, Meten, me ç’kanë nga pas, e do të fshijë bulevardin me ta!
Syri.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 9 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 17 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.