Covax: Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca
Covax ka publikuar planin e shpërndarjes së vaksinave, ku vendi ynë do të marrë 141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca. Në total aleanca parashikon të shpërndajë 1.2 milionë doza. Aleanca Covax u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 190 shtete, përfshi të gjitha anëtaret e BE-së. Covax ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të aleancës.
Nga ana tjetër për Kosovën e cila ende nuk ka filluar vaksinimin planifikohet të jepen 100 mijë e 800 doza. 190 vendet që i janë bashkuar Covax, prillin e kaluar synonin një qasje të barabartë në shpërndarjen e vaksinave për të gjitha vendet. Drejtori i Përgjithshëm i GAVI, javën e kaluar tha se Covax synonte të jepte 2.3 miliardë doza deri në fund të vitit, përfshirë 1.8 miliardë në vendet me të ardhura më të ulëta pa ndonjë kosto për qeveritë e tyre.
Po çfarë është vaksina e AstroZeneca?
Kompania farmaceutike AstraZeneca, tha më 23 nëntor se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të jetë rreth 90 për qind efektive, duke i ofruar botës edhe një armë në luftën kundër pandemisë. Vaksina e kësaj kompanie pritet të ketë çmim të lirë dhe shpërndarja e saj të jetë më e shpejt se e kompanive rivale që po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër Covid-19.
Vaksina e kësaj kompanie ishte 90 për qind efektive në parandalimin e Covid-19 nëse një pacientit i jepet gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë një muaj më vonë, thuhet në gjetjet e studimeve të kryera në Britani dhe Brazil. Sipas kompanisë AstraZeneca, nuk ka të dhëna se kjo vaksinë ka efekte serioze anësore. Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin e vaksinës për Covid-19. Vaksina pritet t’iu kushtojë qeverive të botës disa dollarë, krahasuar me vaksinat e Pfizer dhe kompanisë Moderna që pritet të kushtojnë më shumë. Këto të fundit kanë përdorur teknologji jokonvencionale në zhvillimin e vaksinave të tyre.
Po ashtu, vaksina e AstraZeneca mund të ruhet në temperaturën e frigoriferëve normal dhe kjo e bën edhe më të lehtë që të transportohet, veçanërisht në vendet e varfra. Ndërkaq, Pfizer, që ka njoftuar për vaksinën e saj javën e kaluar, ka thënë se ajo duhet të ruhet në temperaturë -70 gradë celsius. Shpërndarja më e shpejt e vaksinës rrit shpresat se ajo mund të arrijë më lehtë në vendet e varfra, që do të kishte ndikim edhe në ndaljen e ndasive sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia, që deri më tani ka vrarë 1,4 milion njerëz në mbarë botën.
Vaksina e AstoZeneca, jo për të moshuarit
Franca e Suedia kanë ndjekur shembullin e Gjermanisë duke vendosur të mos e rekomandojnë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për moshat mbi 65-vjeç. Presidenti francez Emmaneul Macron deklaroi hapur se kjo vaksinë nuk ka pothuajse asnjë efekt mbi grupmoshën në fjalë. Kundershtimet ndaj vaksinës së Astra Zeneces vijnë në mesin e përplasjeve të forta të bllokut europian me kompanine britaniko-suedeze për shkak të problemeve me furnizimet.