Çfarë po shet Edi Rama te Greqia? Kujdes nga “kali i Trojës” zoti Ministër!

Bisedimet greko-shqiptare në ishullin e Kretës mes dy ministrave të jashtëm, Kotzias dhe Bushati, duket se po shkojnë drejt një Pakti. Mësohet se kryeministri Rama ka urdhëruar prerë ministrin Bushati se duhet me çdo kusht të gjëndet një mënyrë paqtimi me palën greke, vetëm e vetëm që Athina zyrtare të mos bllokojë votën në BE. Siç shkruan sot edhe Top Channel se duket se po mbyllen me sukses bisedimet, ka mundësi që Pakti të firmoset.

Bisedimet vijojnë tashmë prej më shumë se 24 orë në ishullin e Kretës, ku ministrat Bushati dhe ai grek Kotzias, së bashku me stafet e tyre të afërta janë duke diskutuar të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve. Nëse një ditë më parë bisedimet ishin të fokusuara më së shumti tek Marrëveshja e Detit, dita e dytë ka nisur me Ligjin e Luftës. Por bashkëlidhur me këtë temë është dhe ajo e varrezave të ushtarëve grekë, si tema të shportës së “çështjeve historike”.

Një tjetër temë e cila mësohet se ka pasur avancime dhe për të cilën është gjetur një zgjidhje është ajo e vulave apostile. Greqia ka pranuar heqjen e kësaj burokracie, sipas të cilës, çdo qytetar shqiptar që jeton në Greqi duhet të legalizonte çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Kjo njohje nënkupton heqjen e kostove 27-vjeçare me të cilat u është dashur të përballen mbi gjysmë milion emigrantë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj.

Po ashtu, çështje të tjera të karakterit konsullor, të cilat sjellin të tjera lehtësira për emigrantët shqiptarë, janë shumë pranë gjetjes së zgjidhjes. Bisedimet, edhe pse ishin parashikuar të mbylleshin pasditen e së shtunës, janë shtyrë të paktën deri të dielën.

Ndërkohë, në një lidhje direkte me studion e lajmeve të Top Channel, korrespondenti Artur Bibe ka bërë këtë raportim.

Në foto: Dy ministra duke kërcyer në rrugë pas drekës

Top Channel: Artur, cilat janë çështjet që janë zgjidhur?

Artur Bibe: Ka dakordësi për ato të karakterit etnik, si pulla apostile, ose vulosja dhe ligjërimi i dokumentave të shqiptarëve; diplomat dhe ajo e varrezave që konsiderohet nga pala greke si shumë e rëndësishme. Por më e rëndësishme është që palët po dialogojnë.

Top Channel: Po për çështjen e detit, a është prezantuar nga pala shqiptare një hartë e Shqipërisë si ajo e treguar nga Gjykata Kushtetuese?

Artur Bibe: Ka dakordësi edhe për këtë, dakordësi që konsiston pikërisht në hartë. Pala greke ka pranuar kontestimin tonë dhe duket se deri në darkë do të shqyrtojnë një marrëveshje të re. E sigurt është se Shqipëria nuk do të humbasë asnjë cm. det.

Top Channel: Po temat e tjera?

Artur Bibe: Po i jepet dora e fundit ligjit të luftës. Kërkohen klauzola juridike për ta shfuqizuar atë. Ndërsa çështja e minoriteteve po diskutohet ende dhe në darkë pritet të arrihet një përfundim.

Ndërkohë një drekë e shtruar sot ka bërë që nga qejfi i pijes ministri shqiptar dhe ai grek të dalin në rrugë duke kërcyer (shiko fotot). Ministri Kotzias ka deklaruar se janë duke vijuar ende bisedimet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Por grekët në diplomaci janë historikisht më dinak se pala shqiptare, ndaj duhet që ministri Bushati të jetë shumë i kujdesshëm kur firmos e çfarë firmos. Sidomos te pjesa e marrëveshjes për detin, duhen hapur sytë, sepse grekët aty e kanë hallin.

Ministri Bushati duhet të kujtojë filmin “Troja”, ku “kali i Trojës rrëzoj Trojën e pamposhtur.

Fotot nga takimi i së dielës në Kretës, pas një dreke të bollshme

SHKARKO APP