“Dailymail”: Rusia mund të përdor armën e tmerrshme “termobarike” ose “babai i gjithë bombave”
Informacionet që vijnë nga Ukraina janë kontradiktore për përparimin e trupave ruse në Kiev, kryeqytetin e vendit.
Rusia mund të përdorë superarmën e fundit që avullojnë trupat dhe shtypin organet e brendshme. Mediat britanike Dailymail shkruan se mund të përdoret arma e tmerrshme “termobarike” ose “babai i gjithë bombave” nga e cila nuk ke asnjë shpëtim.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se njësitë ruse që po vonojnë në marshimin e tyre pushtues ndërsa ndeshen me rezistencën e ashpër të ukrainasve, mund të përdorin granatimet pa dallim, njëjtë si sulmet terroriste.
Armët termobarike, të njohura gjithashtu si bomba me vakum, janë eksplozivë me fuqi të lartë që përdorin vetë atmosferën si pjesë të shpërthimit. Ato janë ndër armët më të fuqishme jo-bërthamore të zhvilluara ndonjëherë.
KOHA JONË SONDAZH

