Damian Gjiknuri në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Debatet politike t’i lemë jashtë kësaj salle

Pas Reformës Territoriale sot u mblodh Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore që bêri mbledhjen e parë pas miratimit në Kuvend. Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri tha se komisioni do i drejtohet për asistencë krahas OSBE/ODIHR dhe organizmave të tjerë si SHBA e BE me qëllim adresimin e rekomandimeve.

Gjiknuri kërkoi bashkëpunim në Komision ndërsa theksoi se debatet e qëndrimet e partive të mbeten jashtë sallës së komisionit.

Damian Gjiknuri njihet si një nga ekspertët më të mirë politik të reformes zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të them që ky komision funksionon në frymën bipartisan. Komisioni i merr vendimet me shumicë, kryetarët mund të vendosin veton, ndaj duam apo s’duam jemi të detyruar të bashkepunojmë me njëri-tjetrin. Nuk kemi mundur të adresojme gjithe rekomandimet e OSBE, kemi ndërkohë rekomandime të reja, që do jenë në themel të punes së komisionit dhe palët mund të diskutojnë edhe për çështje të tjera. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do kërkojmë asistencën e OSBE ODIHR, si edhe organizma të tjerë si SHBA, BE, KiE. Do i drejtohemi me një letër për të na ofruar asistencë. Procesi nuk do të jetë peng i afatit.

Synojmë që këtë komision ta drejtojmë në mënyrë të bashëkrenduar. Debatet politike t’i lemë jashtë kësaj salle, ky komision dhe ligji zgjedhor reflekton vullnet politik. Propozoj kërkimin e asistencës, lejimin për t’u drejtuar organizmave dhe përcaktimi i numrit të ekspertëve dhe më pas nisim punën për adresimin e rekomandimeve.” u shpreh Gjiknuri.

Në mbledhjen e sotme ishte i pranishëm gjithashtu edhe ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?