Damian Gjiknuri prezanton ministrin Peleshi si drejtues politik të qarkut Korçë

Damian Gjiknuri, si sekretar i përgjithshëm i PS, vazhdon prezantimin e drejtuesve politik në qarqe, por edhe takime me bazën e PS.
Pas takimit sot në Korçë, Gjiknuri ka postuar në statusin e tij në facebook këtë shënim, shoqeruar edhe me foto:
“Korçë, bashkë me Niko Peleshin, që u rikonfirmua në detyrën e Drejtuesit Politik të Qarkut në Kongres, dhe Sekretarin Organizativ Blendi Klosi, zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Socialiste.
Edhe në këtë Qark theksuam nevojën për një analizë të rezultatit të marrë në 25 Prill si edhe nisjen e procesit të ri-organizimit të PS në çdo nivel për t’u rikonfirmuar si forcë fituese në sfidat ardhshme elektorale.
Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitorja në të gjashtë Bashkitë e Qarkut të Korçës në zgjedhjet e vitit 2023 dhe ri-konfirmimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025″.

SHKARKO APP