FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashamir Shehi: Më vjen turp të pasurohem si kolegët e mi

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi bën mea culpa për politikën në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryetari i LZHK tha se deputetët nuk sillen në lartësinë që pret populli prej tyre.

Në reflektimin që bëri për vitet si deputet, Shehi pranoi se ashtu si të gjithë kolegët e tij ka shfrytëzuar sistemin për të bërë disa ndere por këto kanë qenë brenda rregullave të lejuara. Ndërkohë që u shpreh se i vjen turp që nga profesioni i politikanit të bëhet pasanik.

Sipas Shehit, në Shqipëri deputet bëhet ai që ka para dhe se deri tani nuk e ka pësuar njeri nga dëmet që i ka bërë këtij vendi. Gjithashtu, Dashamir Shehi shprehu keqardhjen që me prezencën e tij në parlament nuk arriti të ndalonte disa të këqija që i janë bërë këtij vendi nga politikanë të ndryshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?