Debat i ashpër mes Ballukut e Xhaferajt. Ministrja: S’ma ndjen fare, s’kam djalë sekser e vëlla që shet e blen apartamente!

Ka plasur debat i ashpër në Kuvend mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetit të PD, Ferdinand Xhaferaj. Ky i fundit ka kërkuar interpelancë me ministren Balluku.

Deputeti Xhaferaj paraqiti disa fakte, që sipas tij, tregojnë se projekti 2 miliardë euro i Portit të Durrësit nuk është një investim, por një aferë e madhe korruptive e qeverisë shqiptare.

Por ministrja i përmendi gafën e tij për “diellin”, deputeti iu përgjigj se “Unë kam qenë ministër dhe jam krenar që në 30 vite politikë, kam bërë vetëm një lapsus. Unë kam respekt për gruan, kjo është vijë e kuqe që më pengon t’ju etiketoj me buqetën shumëngjyrëshe që meritoni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo Balluku i është përgjigjur flakë për flakë duke i thënë se “Z. Xhaferaj, unë nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë, sa për mbiemrat që vini ju, as ma ndjen fare, se mua më flet puna”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?