Debate në sallën e gjyqit për Gërdecin, gjyqtarja Gjoka nxjerr jashtë avokatin e Mediut

Seanca e sotme për Fatmir Mediun lidhur me çështjen e Gërdecit është shoqëruar me debate të forta, që çuan edhe përjashtimin nga salla të njërit prej avokatëve të ish-ministrit të Mbrojtjes.

Në seancë ishte parashikuar marrja në pyetje e 5 ekspertëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, Bexhed Zeqiri- financier kontabël, Ymer Stafa, ekonomist financiar; Rasim Metallari, financier; Latif Çela, financier dhe Mondi Hoxha, punonjës në sektor privat.

Që në fillim ekspertët kërkuan kohë që të mund t’u jepnin përgjigje të gjitha pyetjeve për shkak se do të duhej të konsultoheshin, po gjykata tha se këtë mund ta bënin në seancë.

Nga ky moment filloi një përplasje e ashpër, pasi avokati i Mediut Ardian Visha filloi t’i bënte pyetje ekspertit Zeqiri, të cilat GJKKO i konsideronte si pyetje të papranueshme. Kjo përplasje solli edhe përjashtimin e tij nga seanca.

Pas përfundimit të seancës, Visha u shpreh se gjykata i ndaloi rreth 80% të pyetjeve.

 

SHKARKO APP