Dekorata e parë e Presidentit Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin e tij të parë në postin e kryetarit të shtetit shqiptar “për dhënie grade madhore”.
Presidenti Meta, në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa ‘a’, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, ka dekretuar Kolonel Bardhyl Myrteza Kollçaku me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes, t’i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.