Dekriminalizimi i parlamentit, PS: Jemi pranë marrëveshjes me PD

 

Parlamenti i konsideruar si mjaft "i kriminalizuar" është shumë pranë miratimit konsensual të ligjit për dekriminalizimin. Pas kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi konfirmimi vjen dhe nga Ministria për Çështjet e Parlamentit Ermonela Felaj, e përzgjedhur për të përfaqësuar maxhorancën në negociata me opozitën për arritjen e një marrëveshje për këtë projektligj kaq të debataur.

Ndërkohë nga opozita nuk ka ende një konfirm zytar për arritjen e një marrëveshje që do t’i hapte rrugë miratimit me konsensus të ligjit që mendohet se do të pastrojë parlamentin dhe administratën publike nga persona me rekorde kriminale sipas modelit italian të njohur si ligji severini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët kreu demokrat i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin Oerd Bylykbashi lajmëroi se maxhoranca ka rënë dakord për të përfshirë në projekligj propozimin e opozitës për të kërkuar shenjat e gishtërinjëve për të zgjedhurit në çdo nivel të pushtetit qendror e vendor, si dhe administratës publike. Ende nuk dihet nëse opozita ka hequr dorë nga kërkesa e saj për të kërkuar testin e drogës që maxhoranca e cilëson si të paparanueshme dhe qesharake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?