FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dekriminalizimi, KQZ dorëzohet: S’i verifikojmë dot 7 mijë kandidatë

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ngre ‘duart lart’.

Mekanizmat dhe koha për të verifikuar të shkuarën kriminale të kandidatët për zgjedhjet e 18 qershorit janë të pamjaftueshme.

Gjatë diskutimit në një Forum të Shoqërisë Civile për zgjedhjet, kryetari i KQZ-së, Denar Biba paralajmëroi një skenar ku përmbushja e këtij detyrimi bëhet mjaft e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biba tha se zor se mund të ketë konstituim të parlamentit në kohë sepse nuk mund të kalohen në kohë në sitë 7 mijë kandidatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne do të ndodhemi përpara një problemi shumë të madh objektiv, kohor për të kaluar në sitë afërsisht 7 mijë kandidatë. Dhe nëse kjo do të ndodhë paraprakisht, do dal dhe në batuta të tilla se zor do të kemi konstituim të parlamentit se ne nuk mund të arrijmë të çertifikojmë dot 7 mijë të tillë”- tha kreu i KQZ.

Jam shprehur skeptik për listat e hapura. Në rastet e listave të shqyera, sërish do kishim prezencë personazhesh jo aq pozitive. Njerëz me lekë dhe pushtet rajonal do përplaseshin edhe brenda listës”.

Një ide e hedhur në tryezë që u përkrah dhe nga partitë politike ishte dhe publikimi i listës së kandidatëve 3 muaj para zgjedhjeve, për t’i lënë më shumë kohë KQZ për verifikime.

Por ashtu si bashkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, edhe kreu i KQZ-së ishin kundër listave të hapura.

Në kohën që jemi, unë nuk mendoj që edhe në këto zgjedhje ne mund të kemi një sistem me listat e hapura. Nëse aplikohen listat e hapura, fleta e votimit do të ishte në Shqipëri si një libër 66 faqe. Po kështu do të penalizonte gratë. Nëse aplikohen nuk do të ketë më shumë se 3 gra dhe kaq e do ishte fitore e madhe nëse do arrihej dhe numri 3”.

Sipas kreut të KQZ-së ekziston një variant ekstrem i listave të hapura, të cilat ai i cilësoi të shqyera, ku çdo anëtar i partisë mund të kandidojë për deputet në një qark të caktuar.
Në listën e hapur, sërish kryetari i partisë dhe strukturat elitare të partisë do të kenë dominimin për të listuar ata 34 dhe do vendosin 10 njerëzit më të afërt të kryetarit e pastaj të tjerët pa dëmtuar këta të tjerët që ishin të parët”- u shpreh Biba.

Jam shprehur skeptik për listat e hapura. Në rastet e listave të shqyera, sërish do kishim prezencë personazhesh jo aq pozitive. Njerëz me lekë dhe pushtet rajonal do përplaseshin edhe brenda listës”.

Kjo e irritoi Petrit Vasilin e LSI-së.

Nuk e kuptova dot kryetarin e KQZ. Listat e shqyera është një koncept nuk ekziston gjëkundi, është një metaforë që përdoret në të gjitha rastet kur nuk do të kthesh përgjigje për një gjë të caktuar”- tha ai.

Përveç Kodit Zgjedhor për socialistët duhet ndryshuar dhe ligji i partive politike, duke vendosur penalizime më të forta për subjetet jo korrekte. /shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?