Dekriminalizimi, qeveria: PD-ja të tërhiqet nga testi i drogës

 

Pasi aleati kryesor i qeverisë, Ilir Meta, tha se jemi pranë një marrëveshje me opozitën për dekriminalizimin, sot kjo u konfirmua edhe nga PS-ja. Ishte  ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e cila tha se palët janë shumë afër një marrëveshjeje për çështjen e dekriminalizimit. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Felaj tha se praktikisht palët nuk i mban asgjë të ndara.

"Është e vërtetë. Praktikisht nuk ka asnjë çështje që na mban të ndara. Në gjykimin tim nuk ka arsye se pse marrëveshja mos arrihet, sepse nuk ka më asgjë të shprehur, mesa di une edhe nga pala tjetër", tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse e pyetur për testin e dorgës që kërkon PD-ja, Felaj tha se duhet të heqë dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

"PD duhet të heqë dorë nga kërkesa, pasi duhet të jetë edhe vetë e qartë se kjo përvecse e bën ligjin qesharak e bën edhe të pamundur zbatimin e tij", shtoi Felaj.

Ndërsa në lidhje me kërkesën për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputeti kristian-demokrat Mark Frrokut, Felaj tha se është vendimi i Këshillit të Legjislacionit, i cili që u votua në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë që kërkesa përkatëse të votohet në Gjykatën Kushtetuese jo drejtpërdrejt në lidhje me mandatin, por kërkohet interpretimi i nenit kushtetues që bën fjalë për mënyrat si vjen mbarimi i mandateve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?