Delegacioni i parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së

Damian Gjiknuri ka postuar sot foto nga Asamblea Parlamentare e OSBE-së, ku ai ndodhet me kolegë të tjerë.

Vjenë – Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë, një ndërhyrje e cila shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE. Pjesëmarrja e delegacionit rus në takimin e sotëm ka ngjallur reagim të fortë të pjesës më të madhe të vendeve anëtare të asamblesë. Kjo luftë e padrejtë të cilës akoma nuk po i duket fundi ka vënë në pikëpyetje rendin dhe sigurinë globale duke i bërë sfidat e OSBE-së jetike, në kushtet kur parimet bazë të paqes dhe lirisë mbi të cilat ngrihet organizata janë shkelur brutalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?