Dëmshpërblimi për vrasjen e “21 janarit”, xhaxhai i Aleks Nikës: Nuk është “blerje e vrasjes”

Menjëherë pas lajmit se qeveria do të dëmshpërblejë me 300 mijë dollarë familjarët e çdo viktime të 21 Janarit 2011, kanë reaguar familjarët e viktimave.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, në një prononcim dhënë dje për “Top Channel” nuk e quan dëmshpërblimin e qeverisë blerje të gjakut, por thotë se asnjë lloj pagese nuk mund të blejë drejtësinë e pavënë në vend ndaj vrasësve.

“Në lajmet që dha Top Channel në 7 e gjysmë u tha se, qeveria nuk e mbajti premtimin për zbardhjen e vrasjeve të 21 Janarit. Ky është një opinion i televizionit tuaj dhe deri diku mbështetet edhe nga ana jonë. Por nuk jemi dakord me interpretimin që bëhet “blerje e vrasjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila iu është referuar praktikave botërore, që janë universale, që në rastin konkret vrasësit e 21 Janarit janë të Gardës së Republikës, e cila duhet të paguajë dëmin moral.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte edhe arsyeja që ne pranuam vendimin e gjykatës që të dëmshpërblehet në procesin penal dëmi që është shkarkuar nga vrasjet që u bënë në bulevard. Ne gjykojmë se kjo nuk ka lidhje me procesin penal, që mesa kemi dijeni është në rrugë të mbarë në Gjykatën e Strazburgut.

Nëse është vërtetë ashtu siç thoni ju në lajme, atëherë ne heqim dorë nga kjo e drejtë, që padrejtësisht është interpretuar nga ana juaj si një shpëtim pasi blihet gjaku i derdhur në 21 Janar.

Madje, kjo na bën për të marrë vendime të tjera që nuk do të jenë të favorshme edhe për ne edhe për qeverinë”, thotë Mark Nika.

/ TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?